Një kirurg është akuzuar se lejoi e vajzën e tij 13-vjeçare që t’i hapte një vrimë në kafkë një pacienti gjatë një operacioni emergjent.
Në fillim të këtij viti, më 13 janar, një burrë u përfshi në një aksident pyjor dhe u transportua me urgjencë në Spitalin Universitar të Graz në Austri.
Sapo mbërriti në spital, pacienti u fut në një operacion emergjent, megjithatë, raportet tregojnë se kafka e tij nuk u operua nga një profesionist mjekësor, por nga vajza adoleshente e një neurokirurgu.
Kirurgët mund të vendosin të hapin një vrimë në kafkën e një pacienti për arsye të ndryshme.
Nëse ka ndodhur një dëmtim ose trauma në kokë dhe ka shkaktuar grumbullimin e lëngjeve ose gjakut në tru duke krijuar presion mbi indet, hapja e një vrime mund të ndihmojë në tharjen e këtij lëngu dhe në lehtësimin e presionit. Hapja e një vrime mund të konsiderohet gjithashtu nëse një objekt ka përfunduar i ngulitur në kafkë.
Sipas Sky News, një neurokirurg dhe një punonjës tjetër u pushuan nga puna pa njoftim.
Dhe vetëm dy muaj më pas, më 8 korrik, pacienti kuptoi se çfarë kishte ndodhur, supozohet se e kuptoi nga raportet e mediave pasi nuk mbante mend asgjë në atë kohë.