Anxhela Isufaj me profesion infermiere në spitalin e Beratit ka ndërruar jetë në moshë të re. Janë kolegët e saj ata të cilët me hidhërim kanë ndarë lajmin e trishtueshëm, duke u shprehur se Anxhela “ishte njëra prej infermiereve më të mira dhe shembullore të Shërbimit të Obstetik-Gjinekologjisë në spitalin rajonal të Beratit”.
U PREHSH NË PAQE ANXHELA
Sot u nda nga jeta në mënyr të parakohshme infermierja jonë e dashur Anxhela Isufaj. Ajo ishte njera prej nfermiereve më të mira dhe shembullore të Sherbimit të Obstetrik-Gjinekologjisë, por qe fati e deshi te largohej ne mënyrë te trishte dhe ne moshë fare të re.Ikja e saj lë pas gjithë respektin dhe dashurinë per kolegët e saj dhe gjithe stafin e Spitalit Berat. U prehsh në paqe 🪽Angel 🪽 me sytë e bukur!!! Do të kujtohesh gjithmonë me respekt dhe dashuri 🥀, shkruan Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.