Aksidenti tragjik në Greqi, humbin jetën dy të rinj. Një nga viktimat është futbollist

Views: 0

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjene sotme në Greqi ku dy të rinj kanë humbur jetën.

Pas përplasjes së një kamioni me një makinë në Eritrea, dy të rinj kanë humbur jetën, të moshës 20 vjeç.

Djali dhe vajza që udhëtonin me makinën e vogël kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy personat që ndodheshin në kamin kanë pësuar dëmtime dhe ndodhen në spital.

I riu pak kohë më parë ishte bërë pjesë e skuadrës së Apollon Eritrea. Janis Kikilis 20-vjeç vetëm një muaj më parë kishte humbur babain.

Klubi i Apollon Eritreas i ka shprehur ngushëllimet famijljes së të riut.