Italia goditet nga një tërmet i rrallë. Fillimisht një zhurmë e fortë dhe më pas lëkundjet sizmike

Një tërmet me magnitudë 3.5 ka goditur jugun e Italisë mbrëmjene sotme. Epiqendra e tërmetit ka qenë 10 kilometra nga Napoli, ndërsa thellësia fokale 2 kilometra.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale.

Por sipas mediave italine pavarësisht magnitudës së ulët lëkundjet janë ndier të forta pasi thellësia ka qenë e vogël. Por ajo që ka frikësuar edhe më shumë qytetarët e Napolit dhe rrethinat periferike të Pianura, Bagnoli dhe Fuorigrotta ishte zhurma e fortë që i parapriu, duke bërë që shumë banorë të dalin në rrugë.

Ndërkohë para zhurmës është regjistruar edhe një tërmet me magnitudë 1.3, ndërsa pas tërmetit ku u ndien lëkundjet pati një tjetër sërish me magnitudë më të vogël.