Detaje nga grabitja që bëri shqiptari në Greqi, si e zunë në kurth nënë e bijë, pasi u mori florinjtë dhe i rrahu

Një e moshuar greke ka përjetuar momente tmerri pasi ra pre e një grabitësi shqiptar, i cili hyri në shtëpinë e saj teksa ajo flinte, e rrahu dhe i mori gjithcka me vlerë.

Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 5 të mëngjesit të së enjtes, kur 40-vjeçari shqiptar theu qepenin dhe hyri në banesë.

Gruaja me fytyrën plot plagë nga goditjet e banditit tregoi për mediat greke se u zgjua nga zhurmat dhe pa në dhomë një burrë që i kërkonte para dhe flori. Ai e kishte kërcënuar të mos denonconte se do ta vriste.

Pas dhunës, sulmuesi u largua dhe gruaja shkoi në shtëpinë ngjitur, ku jeton vajza e saj, për t’i treguar se çfarë kishte ndodhur. Aty, për fatin e saj të keq, ajo pa sërish grabitësin që kishte hyrë në shtëpi dhe po kërcënonte këtë herë fëmijën e saj.

Dy gratë pasi i kanë dhënë të gjithë arin që kishin në banesë, kanë arritur ta zënë në kurth dhe të lajmërojnë Policinë, e cila pas disa orësh ka arritut të kapë autorin e grabitjes.