Ilnisa Agolli rikthehet në ekran? Gazetaren nga shtatori do ta shohim në këtë televizion…

Views: 0

Sezoni i ri televiziv është vetëm pak ditë larg dhe së shpejti do të shohim ris në ekranet shqiptare.

Kuriozitet në rrjet ka edhe për gazetaren Ilnisa Agolli e cila ka treguar më herët ambiciet për të qenë në televizion, ndërsa herë pas here ka folur edhe për projekte në TV, pa ndarë detaje.

Së fundmi, ish-banorja e BBV ka postuar një foto në Instastory, duke treguar se mund të vijë me një projekt në sezonin e ri.

Nga ana tjetër, flitet se Ilnisa mund të jetë pjesë e emisionit “Goca dhe Gra”, një emision i cili pritet të rikthehet në TCH pas disa kohësh mungesë, i riformatuar – ndonëse ende nuk është e konfirmuar.

Dyshimet i ka shtuar edhe më shumë vet Ilnisa, përmes një fotoje të postuar së fundmi në Instastory.