I riu takon heroin e tij! E shpëtoi nga mbytja në plazhin e Tales!

Pak ditë më parë, JOQ Albania publikoi ngjarjen që ndodhi në plazhin e Tales, ku një i ri u shpëtua nga mbytja falë ndërhyrjes së një qytetari. Ky i fundit u hodh menjëherë në det sapo pa që dikush po mbytej, duke e nxjerrë në bregun e detit, me shenja jete.

Sapo u bë më mirë, personi që rrezikoi të mbytej, kërkoi të takonte heroin e tij. Sot ata janë takuar në një nga restorantet e zonës dhe kanë drekuar sëbashku.

I riu falenderon nga shpirti heroin e tij dhe do i mbetet mirënjohës gjithë jetën.