U qëllua për vdekje me pistoletë teksa po pinte kafe, identifikohet viktima në Shkodër

Views: 0

Elis Rroshkodoli është personi i cili u vra me pistoletë në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e sotme (30 gusht) në lagjen “Isuf Sokoli” në Shkodër, ku viktima dyshohet se është qëlluar me pistoletë nga një distancë e afërt.

Raportohet se viktima ka qene duke pirë kafe.

Nuk ka ende detaje për ngjarjen, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.