Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Kodër të Tepelenës, ku në aksident janë përfshirë tre automjete.
Në një prej mjeteve udhëtonte një familje shqiptare, në mjetin tjetër një familje polake dhe në të tretin një familje franceze.
Nga informacionet paraprake mësohet se si pasojë aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë tre fëmijë dhe një grua nga Franca.
Shkak dyshohet lagështia në rrugë, ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të aksidentit.
‘Rreth orës 18:16 në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, automjeti me drejtues shtetasin polak K. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin francez M. B, dhe me automjetin me drejtues shtetasin A. K.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë 3 fëmijë të mitur dhe 1 pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi francez, të cilët janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’, njofton policia vendore.