VLORA- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë ku mësohet se një motor ka përplasur dy kalimtarë, mes tyre një i mitur. Mësohet se drejtuesi 27-vjeçar i motorit ka përplasur një 20-vjeçare dhe një të mitur, 10-vjeçare të cilët kanë përfunduar në spital. Gjithashtu në spital, i lënduar ka përfunduar edhe i riu i cili drejtonte motorin.
‘Rreth orës 21:45, në bulevardin “Ismail Qemali”, shtetasi E. R., 27 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar dy shtetase këmbësore, konkretisht shtetasen A. R., 20 vjeçe dhe një shtetase të mitur 10 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar lehtë dy shtetaset së bashku me drejtuesin e motomjetit, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin’.