Shok në çerdhe! Edukatorja mban 3-vjeçarin autik mes këmbëve dhe e detyron të mësojë (FOTO)

Një skandal është bërë publik në Florida, SHBA, duke zbuluar dhunën që një 3-vjeçar i spektrit autik kalonte në duart e edukatores së tij. Abuzimi u zbulua pasi ndihmësedukatorja postoi një fotot, në të cilën shfaqej 59-vjeçarja Vilma Otero, duke mbajtur kokën e të miturit me këmbët e saj dhe duke i shpjeguar mësimin teksa ai është i shtrirë në tokë. HAP ME POSHTE PAMJET!

Teksa shikonte nëpër dhomë, dëshmitarja pa të voglin mes këmbëve të gruas duke e shtrënguar që të mos lëvizte.

Më pas fëmija ka nisur të bërtasë dhe të qajë, duke kërkuar që të largohet.

Dëshmitarja e tmerruar ka mundur të kapë një foto të momentit, të cilën më pas e ka dorëzuar në polici.

Sipas Fox35, e akuzuara mohoi ta kishte keqtrajtuar të voglin, por se sipas saj po e mbante në atë mënyrë që t’i tërhiqte vëmendjen teksa i tregonte mësimin në librin që kishte në dorë.