“Trauma është lënë pas nesh, por rruga për të gjetur qetësinë ishte e gjatë”. Alessia Elefante, partnerja e Gigio Donnarumma, rikthehet për të folur në rrjetet sociale rreth grabitjes së tmerrshme të pësuar natën mes 20 dhe 21 korrikut 2023, në shtëpinë e tyre në Paris.
Portieri i kombëtares italiane dhe e dashura e tij janë zhveshur e lidhur nga hajdutët, të cilët më pas kanë vjedhur sende dhe para me vlerë 500 mijë euro. Vetëm pas disa orësh, në orën 3:20 të mëngjesit, Donnarumma dhe gruaja arritën të çliroheshin, duke thirrur në ndihmë policinë.
Alessia, duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram, shpjegoi se ajo dhe portieri axurr kishin nevojë për ndihmën e një specialisti që ta harronin atë natë të tmerrshme.
“Si ia arritët të kapërcenit një ngjarje kaq traumatizuese?” – e pyeti një fans në rrjetet sociale. “Me ndihmën e psikologut”, – ishte përgjigja e Alessia Elefante, disa muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të parë, siç njoftoi çifti në rrjetet sociale majin e kaluar.