Tërmeti 6.1 ballë trondit këtë vend

Mbrëmjen e djeshme, një tërmet me magnitudë 6.1 goditi brigjet e El Salvadorit me orën lokale, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS).

Deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme serioze.

Tërmeti goditi në Oqeanin Paqësor, rreth 60 kilometra në jug-jugperëndim të qytetit të La Libertad, El Salvador, në një thellësi fokale prej 33.9 kilometra, sipas vlerësimit të parë të USGS.

Edhe Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), vlerësoi se tërmeti ishte me magnitudë 6.1 ballë.

Gazetarët dhe dëshmitarët okularë të Reuters, raportuan se tërmeti u ndje në kryeqytetin San Salvador dhe në Guatemalën fqinje.

Shërbimet e urgjencës në dy vendet e Amerikës Qendrore, thanë se po monitoronin situatën dhe nuk kishin marrë raporte për të lënduar apo dëme të rënda materiale për shkak të tërmetit, të paktën në këtë fazë.