“Kanë nënshkruar kontratën!”- Ish-banorja e Big Brother Vip zbulon dy konkurrentë të edicionit të ri të reality show-t. Ja për kë bëhet fjalë

Ish-banorja e Big Brother Vip Kosova 2, Edona James, ka ndarë së fundmi detaje për edicionin e tretë të këtij programi, ku dhe ka zbuluar emrat e dy konkurrentëve që mund t’i bashkohen garës.

Sipas burimeve të saj, Edona tregoi në një intervistë për “Onima” se dy konkurrentë tashmë janë 100% të konfirmuar dhe kanë nënshkruar kontratën për të qenë pjesë e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova.

Këta dy emra janë ish-konkurrenti i programit “Përputhen,” Bashkim Sahiti, dhe influencuesja dhe prezantuesja Zojë Nushi.

Bashkim Sahiti, i cili u bë i njohur për pjesëmarrjen e tij në “Përputhen”, ka krijuar një përvojë të gjerë në botën e televizionit, ndërsa Zojë Nushi, një influencuese e njohur dhe prezantuese, ka një numër të madh ndjekësish në rrjetet sociale dhe është e njohur për intervistat ‘vox-pop’ që realizon nëpër vende të ndryshme të Kosovës.

Kujtojmë se Edona James vitin e kaluar ishte pa dyshim një prej banoreve më të përfolura dhe të suksesshme të edicionit të dytë.

Ajo arriti deri në finale ku u rendit e katërta, gjersa fitues u shpall ish-futbollisti Lumbardh Salihu.

Sipas mediave në Kosovë, edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova pritet të fillojë në tetor.