Parabiago mantis’, kështu u mbiquajt Adilma Pereira Carneiro, 49-vjeçarja braziliane e akuzuar për vrasjen e partnerit të saj Fabio Ravasio, ngjarje e ndodhur më 9 gusht pranë Milanos. Ajo u arrestua bashkë me 5 persona të tjerë, të afërm dhe miq.
Hetimet zbuluan se gruaja, e cila beson te Candomblé, një fe afro-braziliane, e cila bazohet te kulti i Orixa-s, në të cilat janë hyjnitë, kishte vrarë partnerin e saj.
Mes riteve magjike, barishteve mjekësore dhe praktikave okulte, Adilma dyshohet se ka komplotuar vrasjen e partnerit të saj 52-vjeçar. Por një hije shqetësuese rrotullohet rreth figurës së saj duke qenë se babai i fëmijës së saj të parë u vra në Brazil dhe burri i saj i parë vdiq në moshën 48-vjeçare.
Kush është Adilma Pereira Carneiro?
“Një grua me jetë të shumëfishta”, shkruan gjyqtari në urdhër-arrestin. Mjafton të thuhet se ajo ishte partnerja e Ravasios, gruaja e Trifone dhe e dashura e Ferrettit. Por le të shkojmë me radhë.
Duket se pas krimit fshihet një motiv ekonomik, një sigurim jete, përfituese e të cilit mund të jetë gruaja ose një trashëgimi e madhe prej 3 miliardë eurosh.
Sepse shtëpia që i kishin blerë prindërit e Fabios nuk i mjaftonte, ajo donte më shumë. Të dy nuk ishin të martuar, Adilma është ende e martuar ligjërisht me Marcello Trifone, një nga anëtarët e bandës që mori pjesë në vrasje.
Massimo Ferretti, i dashuri i Adilmës dhe Fabio Lavezzo janë përfshirë edhe në aksidentin e rremë ku Favio Ravasio humbi jetën teksa udhëtonte me biçikletë. Mes tyre edhe djali i gruas, i cili dyshohet se ka drejtuar Opelin që vrau Ravasio dhe i dashuri i ri 32-vjeçar i vajzës së Adilmës.
Fillimisht u duk se Ravasio ishte goditur nga një shofer i cili më pas u arratis. Megjithatë, shumë shpejt policia filloi të dallonte diçka të çuditshme në dinamikën e aksidentit. Menjëherë pas kësaj, plani vrasës doli nga përgjimet që Adilma Pereira Carneiro do të kryente më pas me mbështetjen e të afërmve dhe miqve.
Adilma Pereira Carneiro, e njohur si Dilma, është një braziliane 49-vjeçare. Ajo ka 9 fëmijë nga marrëdhënie të ndryshme. Ajo ka vetëm disa vite që jeton në Milano, ku u takua me Fabio Ravasio. Ajo ishte në telashe të mëdha me ligjin, siç shkruan Carmine Guarino në MilanoToday, pasi iu gjetën 12 kilogramë kokainë. Ajo tha se e donte partnerin e saj, por më pas brenda dy muajsh hartoi një plan për ta vrarë. Për ta bërë këtë ajo kërkoi ndihmën e 5 personave të afërt.
Mesa duket ajo di të bëjë magji te meshkujt. Disa vendosën të bashkëpunonin në vrasje, ndoshta të shtyrë nga frika e atyre riteve magjike që gruaja kreu.
I dashuri Ferretti u tha hetuesve se ai besonte “në ritet e saj magjike dhe kishte frikë”.
Në këmbim, gruaja, e cila me sa duket arriti të kishte një ndikim të fortë te njerëzit, do t’u kishte premtuar një apartament, por edhe një pjesë të trashëgimisë.