Një raport i Institutit për Studimet Politike ka renditur deputetët më pak efikasë gjatë sesionit parlamentar janar-gusht 2024. Në krye të listës janë emra nga krahu i mazhorancës, përfshirë Agron Çelën(PS), Gledis Çelikun(PSD), Gertjan Dedën(PSD), Niko Kurin(PS/MEGA), Shkëlqim Bullarin(PS) dhe Tatiana Piro(PS), emra që me siguri shumë pak i kanë dëgjuar.
Sipas raportit, këta deputetë nuk kanë bërë asnjë kontribut në komisione ose seanca plenare, duke mos përmbushur detyrimet e tyre kushtetuese. Ata kanë futur në xhepin e tyre mbi 3 milionë lekë të vjetra në muaj dhe kanë vazhduar punët e tyre personale.
Veprimtaria e tyre parlamentare është përshkruar si inekzistente, me zero fjalime dhe mungesë të plotë iniciativash. Raporti ngre shqetësime për ndikimin e tyre të kufizuar në procesin legjislativ.