TIRANË- Inspektori i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, Blend Çobani, është liruar ditën e sotme nga detyra. Në mbledhjen e qeverisë është vendosur që në vend të tij si Inspektori i Përgjithshëm i SHISH të emërohet Rafail Milo.
Njoftimi i VKM-së:
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË INSPEKTORIT TË PËRGJITHSHËM TË SHËRBIMIT INFORMATIV TË SHTETIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Blend Çobani, inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Rafail Milo emërohet inspektor i Përgjithshëm i Shërbimit Informativ të Shtetit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.