Përplasen dy automjete, përfundojnë në spital shoferja dhe pasagjerja

LEZHË- Një aksident mes dy automjetesh ka ndodhur para pak minutash në aksin rrugor Lezhë-Rrilë. Mësohet se automjeti i cili drejtohej nga 36-vjeçarja E.Gj, është përplasur me automjetin i cili drejtohej nga çeku L.F 67 vjeç.

Për pasojë kanë mbetur të lenduara shoferja dhe pasagjerja të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Lezhë-Rrilë”, automjeti me drejtuese shtetasen E. Gj., 36 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin çek L. F., 67 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar shtetasja E. Gj. dhe 1 pasagjere në automjetin që drejtonte 36-vjeçarja, të cilat janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.