Sinoptikania Tania Porja ka treguar ndryshimin drastik që do të pësojë moti në vendin tonë pas datës 7 shtator.
Porja deklaroi se termometri do të pësojë një rënie prej 10 gradë celsius ku nuk përjashtohen reshjet e para të dëborës në zonat e alpeve të Europës por edhe të Ballkanit.
Kjo situatë do të sjellë një rënie të madhe të temperaturave, ku moti i freskët pritet të zgjasë 5-10 ditë.
“Termometri do të ketë luhatje gjatë fundit të gushtit dhe fillim shtatori. Parashikohet dy tre ditë të nxehta dhe dy tre ditë të freskëta. Kështu do të jetë gjithë kjo situatë 10 ditëshin e parë të shtatorit. Vlen të theksojmë që pas datës 7 shtator do të kemi një thyerje të tablosë termike, pra një rënie diku 10 gradë Celcius. Presim reshje dëbore në zonën e alpeve të Europës pse jo nga dëbora mund të përfshihen edhe një pjesë e Ballkanit që në 10 ditëshin e parë të shtatorit. Përgjithësisht shtatori dhe tetori do të jetë i ngrohtë, pasi ulja drastike e temperaturave do të jetë episodike, pra ditët e freskëta mund të zgjasin 5-10 ditë”, tha Porja për A2CNN.