GJERMANI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mes dy shqiptarëve në Gjermani në janar të këtij viti. Bëhet me dije se 67-vjeçari Laver C., plagosi me armë zjarri duke qëlluar katër herë në drejtim të 48-vjeçarit Sefat B.
Sipas Bild, autorit iu deshën vetëm 11 sekonda për tu hakmarrë pasi dyshonte se bashkëshortja e tij e tradhëtonte me Sefatin. Ditën e sotme gjykata rajonale e Hildesheim dënoi me 11 vite burg Laver C. për vrasje në tentativë dhe lëndim të rëndë trupor.
Pasi lindën dyshimet për tradhëti Laver C. më 29 janar 2024, vëzhgoi infermierin e terapisë intensive dhe priti derisa ai të kthehej në shtëpi në errësirë. Kur Sefat B. doli nga makina e tij, C. nxori armën .
“Laver, mos e bëj këtë!” tha Sefati gjatë atentatit.
Njëri plumb preku parakrahun e viktimës, plumbi i dytë i goditi shpinën ndërsa i treti nuk e kapi. Plumbi i katërt i lëndoi syrin e majtë ku për pasojë Sefat B. humbi shikimin tek njëri sy.
Pak kohë pas sulmit, autori i arratisur u kap nga oficerët e policisë dhe u dërgua në burg. Gjatë gjykimit, autori rrëfeu të shtënat, por pretendoi se ai dhe djemtë e tij ishin kërcënuar disa herë më parë nga Sefat B.
Mësohet se pas dënimit të Laverit, Sefat B. ishte i pakënaqur me vendimin: Ai meritonte një dënim të përjetshëm.