Një burrë 67 vjeç, të cilit iu zbulua ‘rastësisht’ kanceri i mushkërive u bë personi i parë në Mbretërinë e Bashkuar që ka injektuar një vaksinë ‘ndryshuese të lojës’, e cila është krijuar për të ndihmuar sistemin imunitar që të njohë dhe të luftojë kancerin e mushkërive .
Por gjëja më interesante tek kjo vaksinë e re është se se i gjithë procesi i i prek fare qelizat e shëndetshme, ndryshe nga kimioterapia. Ilaçi, i quajtur BNT116, bazohet në mRNA, e cila është e njëjta teknologji e përdorur në vaksinën Covid-19 .
Onkologia mjekësore Dr Sarah Benafif që është duke udhëhequr studimin në Spitalin Universitar të Londrës thotë: “Trajtimi synon të ketë në shënjestër të lartë qelizat kancerogjene dhe ne shpresojmë që me kohë të mund të tregojmë se ai është efektiv kundër kancerit të mushkërive, duke i kështu lënë indet e tjera të paprekura.”
Burri 67 vjecar , brenda 30 minutave, ka marrë 6 injeksione, 5 minuta larg njëra tjetrës dhe tashmë do bëjë të njëjtën gjë edhe për 6 javë të tjera rresht, më tej për 3 javë e totali i herëve ishte 54 jave.
Mirëpo ai fitoi që sdo bëj kimioterapi për të cilën i dhanë 35% mundësi jetë deri 5 vite.
Gjyshi në fjalë që mezi po pret maratonën e Londrës tha plot krenari: “Por unë fillimisht mendova se pjesëmarrja ime në këtë hulumtim mund të ndihmojë njerëzit e tjerë në të ardhmen dhe të ndihmojë që kjo terapi të bëhet më e disponueshme.”
Edhe shefi i departamentit mjekësor tha në deklaratë: “Dita e sotme shënon një hap jashtëzakonisht emocionues përpara për trajtimin e kancerit të mushkërive, një hap që mund të jetë shpëtimtar për shumë njerëz që jetojnë me kancer.” SHIKO.NEWS
Share this: