Me dhjetëra pushues kanë përjetuar momente frike teksa ndodheshin në një plazh në Devon të Anglisë.
Një masiv shkëmbor është shkëputur duke rënë në breg të detit, vetëm pak metra nga zona ku po qëndronin pushuesit.
Një re e madhe tymi u ngrit menjëherë në ajër, ndërsa pushuesit u larguan të tmerruar.
Fatmirësisht askush nuk u lëndua nga kjo ngjarje.
Daily Mail shkruan se në zonë ishin vendosur tabela që paralajmëronin rrezikun, pasi ky ishte një rast i përsëritur në atë plazh.