Vox News ka siguruar videon e momentit kur motrat Antonela dhe Mariela Berisha dhunojnë Klea Prengën mbrëmjen e 6 gushtit 2024.
Ngjarja ndodh në një lokal luksoz tek Kodra e Diellit.
Në pamjet duken motrat Antonela dhe Mariela Berisha, teksa futen në ambientetet e restorantit
Sapo futen në lokal, Mariela Berisha merr (një gotë ose shishe) qelqi nga një tavolinë dhe godet Prengën. Pas saj shfaqet e motra Antonela, e cila gjithashtu e dhunon vajzën e re.
Mes të tria vajzave nis një përleshje. Klea Prenga dëmtohet në fytyrë.
Disa persona ndërhyjnë në lokal për të ndarë sherrin mes motrave Berisha dhe vajzës së re.
Dy motrat Berisha janë shpallur në kërkim dhe ndaj tyre është ngritur akuza “Plagosje e rëndë me dashje”.