Një sherr ka ndodhur këtë të hënë në fshatin turistik të Palasës në Vlorë.
Mësohet se një 28-vjeçar ka qëlluar me sende të forta një 42-vjeçar. Për pasojë, i riu është proceduar penalisht.
“Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, në fshatin Palasë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin L. K., 42 vjeç”, njofton policia.