E trishtë! Ndërrojnë jetë nga zjarri në banesë nëna e re me 3 fëmijë. Policia: I qëllimshëm

Një grua 29-vjeçare dhe tre fëmijë humbën jetën në një zjarr në një shtëpi në Bradford të Britanisë. Në fakt, sipas Autoriteteve, zjarri ka rënë qëllimisht.

Forcat e zjarrfikëses dhe policisë shkuan në vendngjarje pak pas orës 2 të mëngjesit të së mërkurës, 21 gusht, ku 29-vjeçarja Bryonie Gawith u shpall e vdekur, ndërsa tre fëmijë, 22 muajsh, 5 dhe 9 vjeç, dy vajza dhe një djalë u dërguan me urgjencë në spital, ku ndërruan jetë.

Një burrë, 39 vjeç, u arrestua në vendngjarje nën dyshimin e vrasjes dhe gjithashtu u dërgua me plagë të rënda në spital.

“Ndërsa hetimi është në fazat e hershme, ne besojmë se zjarri është ndezur qëllimisht dhe se ky incident kishte lidhje me shtëpinë”, tha zëdhënësja e policisë Lucy Leadbeater.

“Detektivët me një ekip të madh kanë nisur një hetim për vrasje. Oficerë të trajnuar posaçërisht po mbështesin familjen dhe policët e lagjes janë në zonë duke kryer patrullimet”, shtoi ajo.

“Unë do t’i bëj thirrje kujtdo që ishte në zonën e Westbury Road në kohën e incidentit dhe ka pamjet e kamerave ose zileve të derës që të paraqitet. Mendimet tona janë me familjen, miqtë dhe komunitetin e tyre në këtë kohë të trishtuar”, tha ai.