Dashi: Sipas horoskopit të Paolo Fox kjo e hënë 26 do të jetë një ditë shumë premtuese, si e gjithë periudha. Ata që punojnë në kontakt me njerëzit mund të kenë avantazhe shtesë. Është koha për të menduar për projekte të reja për shtatorin.
Demi: Hëna nuk do të jetë më në shenjën tuaj, por sërish do të keni një nxitje të këndshme energjie dhe mundësinë për të rikuperuar disa projekte nga e kaluara. Vonesa ose pengesa të mundshme: mos u shqetësoni. Ju duhet të gjeni partnerë dhe bashkëpunëtorë të cilëve mund t’u besoni për të filluar në këmbën e duhur.
Binjakët: Yjet ju inkurajojnë të lidheni me të tjerët në një mënyrë më pozitive dhe paqësore. Nëse gushti i vë në provë ndjenjat, duke filluar nga e enjtja gjërat do të përmirësohen, në sajë të kalimit të ri të Venusit. Duhet të merrni kohë për të menduar me kujdes për punën, se çfarë të bëni.
Gaforrja: Çdo vendim që merrni tani do të forcohet nga yjet. Shtatori do të jetë një muaj edhe më i rëndësishëm për dashurinë dhe punën. Dikush tashmë po punon për një projekt të ri që mund të fillojë në muajt e ardhshëm. Kujdes në dashuri.
Luani: Hëna në aspekt të mirë do t’ju kthejë qetësinë që ju ka munguar gjatë fundjavës. Do të mund të filloni të bëni plane të reja për një vjeshtë që do të jetë domethënëse nga çdo këndvështrim. Dëshironi të përfitoni sa më shumë? Dëgjoni më shumë të tjerët: nuk keni nevojë të bini në sy me çdo kusht.
Virgjëresha: Siç parashikon horoskopi i Paolo Fox, nesër Hëna do të jetë në disonancë: do t’ju duhet kujdes i veçantë në dashuri dhe familje. Tani e tutje do t’ju duhet të filloni sërish t’i përkushtoheni punës, sepse shtatori do të jetë një muaj që do t’ju përthithë shumë. Dashuria po kalon një moment reflektimi.
Peshorja: Nesër do të mbështeteni nga një Hënë, Marsi dhe Jupiteri i bukur: do të jeni në gjendje të rikuperoni shumë mirë në nivel fizik. Problemet me të cilat u përballën në fillim të vitit janë tashmë vetëm një kujtim i paqartë. Që këtu e tutje do të keni mundësinë të bëni diçka më shumë për veten dhe për ata që keni pranë.
Akrepi: Tranziti i ri i Hënës do t’ju kthejë pak qetësi, pas një fundjave mjaft nervoze. Edhe nëse nuk është periudha ideale për të tentuar zgjedhje të rrezikshme pune, ata që janë duke punuar në projekte të reja mund të marrin rezultate të paimagjinueshme në shtator. Paqja i rikthehet dashurisë.
Shigjetari: Hëna në opozitë do t’ju bëjë më intolerantë dhe nervozë sesa duhet. Kini kujdes, edhe nëse dikush ju zemëron. Nuk jeni më të gatshëm të bëni diçka që nuk ju pëlqen. Lajme pune në horizont për shumë Shigjetarë.
Bricjapi: Sipas horoskopit të Paolo Fox, nesër do të jetë një fillim interesant i javës. Sa më shumë të afrohet shtatori, aq më shumë puna do të ketë përparësi ndaj të tjerave. Ju ndjeni nevojën për të vendosur rregull në jetën tuaj praktike, angazhimet do të shtohen, por kjo nuk do të jetë e keqe.
Ujori: Nesër Hëna do jetë sërish e favorshme dhe do gjeni më shumë qetësi. Në këtë periudhë, shumë të lindur në Ujor janë duke u hedhur në garë, duke dashur të revolucionarizojnë punën e tyre. Brenda një viti ka të ngjarë që shumë do të ndryshojnë role ose bashkëpunëtorë. Dashuria pritet të kthehet në plan të parë.
Peshqit: Nëse nga njëra anë projektet e reja të punës ju emocionojnë, nga ana tjetër rriten ankthet për të menaxhuar përgjegjësitë e reja. Dikush do t’i japë një ultimatum partnerit/es, sepse dëshiron konfirmimin e ndjenjave të tij. Nëse dikush ju sulmon, është më mirë të qëndroni të heshtur sesa të reagoni.