Një qytetar ka denoncuar gjendjen skandaloze të mbeturinave në Malin e Tomorrit, ku njerëzit shkojnë për pelegrinazh.
Sipas qytetarit, mbeturinat e hedhura nga vizitorët mund t’i gjesh në çdo cep dhe era keqe në këtë vend të shenjtë është bërë e padurueshme.
Ai thotë se njerëzit e papërgjegjshëm duhet të ndëshkohen për ndotjen e vendeve publike dhe sidomos atyre me rëndësi shpirtërore dhe kulturore si mali i Tomorrit.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje Jeta Osh qef Jemi ne Malin e Tomorrit ku njerezit vine per pelegrinazh Por plehrat i kan lene ketu duke krijuar nje situate qelbesire nga plehrat. Ne ju lutem zotit qe ti shkaterroj keta njerez te pa pergjegjshem