Një 33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Kretë të Greqisë, pas një aksidenti me motor. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në zonën e Alikianos.
Pas një feste në zonë, 33-vjeçari ka humbur kontrollon e motorit më të cilin udhëtonte duke u përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike.
Shqiptari ishte rritur në Greqi dhe banonte në zonën e Vatolakkos.