Escort Tirana, mbushur me vajza që mbahen me zor nga frika se u bëjnë gjë familjeve

Tiranë, 24 Gusht 2024 /noa.al – Escort Tirana është mbushur me vajza që nëse nuk shesin trupin e tyre pasi e kanë nisur këtë gjë, nuk mund të ndalen sepse kanë tutorë nga pas që i kërcënojnë se do marrin hak te familjet e tyre nëse braktisin “profesionin”.

Zbulimi erdhi nga policia e Tiranës e cila po vazhdon operacionin e koduar “Red Light 2”, raporton noa.al.

Sot u njoftua arrestimi i një një 38-vjeçareje, shtetase kineze, e implikuar në veprimtarinë kriminale të shfrytëzimit të prostitucionit.

Arrestimi erdhi pasi më herët policia siguroi informacion se në aeroportin e Rinas Rinasit do të kalonte një shtetase në kërkim për shfrytëzim prostitucioni.

Si rezultat u ndalua shtetasja kineze Na Dong 38 vjeçe, banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim për veprat penale “Shfrytëzimi prostiucionit”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, dhe “Dëmtime te tjera me dashje”.

38-vjeçarja së bashku me shtetasen Yhong Yang, 52 vjeçe (arrestuar më parë gjatë operacionit), dyshohet se rekrutonin shtetase kineze dhe filipineze të cilat më pas i shfrytëzonin për prostitucion në Tiranë.

Në momentin që vajzat e rekrutuara kërkonin të tërhiqeshin nga ky aktivitet kriminal, dy kinezet, me anë të fotove të publikuara në faqen “Escort Tirana”, ushtronin dhunë ndaj tyre dhe presion ndaj familjarëve të vajzave të rekrutuara.

Në një rast, Policia e Tiranës thotë se 38 vjeçarja Na Dong, i ka marrë njërës prej vajzave 15 mijë euro, duke e kanosur dhe duke i bërë presion me anë të fotove erotike, pasi ajo kishte kërkuar të heqë dorë nga ky aktivitet kriminal.

Dy kinezet gjeni vajza në moshë fare të re nga Kina dhe nga Filipinet dhe i sillnin në Rinas dhe nga aty te një shtëpi me qira pranë Prokurorisë së Tiranës.

Te ky objekt ishte krijuar një studio fotografimi ku vajzat bënin foto të nxehta që më pas publikoheshin tek faqja “Escort Tirana”.

Çmimet që klientët paguanin ishin duke filluar nga 150 euro për 30 minuta deri 2 mijë euro për një ditë të plotë.

Vajzat dërgohen në apartamente të marra me qira ose Airbnb nëpër Tiranë ku klientët vinin dhe bënin seks kundrejt pagesës.