Identifikohen dy të prekur me “Ethet e Nilit” në Elbasan

Identifikohen dy të prekur me “Ethet e Nilit” në Elbasan.

Mësohet se të prekurit janë nga fshatrat Bujqës dhe Jagodinë, përkatësisht të moshës 45 dhe 74 vjeç.

Nga analizat e kryera kanë rezultuar të prekur nga virusi.

Sipas burimeve spitalore dy të prekurit ndodhen kjashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas konstatimit të rasteve janë kryer dezinfektimet në familjet dhe në kontienerët e mbetjeve urbane si dhe në zonën përreth.