Një 23-vjeçare në Kinë ankohej prej kohësh për dhembje koke, sysh dhe kofshësh kur u diagnostikua me Cisticerkozë.
Mjekët i sugjeruan të bënte Rezonancën Magnetike dhe Tomografinë, ku zbuloi se trupi i saj ishte i infektuar nga parazitë të shumtë.
Vëllai i saj tha se familja e tyre hante zakonisht mish derri të pagatuar, duke zbuluar kështu edhe arsyen e parazitëve në trupin e saj.
“Vajza kishte sy të enjtur, hemorragji të retinës, infeksione në të gjithë trupin dhe kriza epileptike”, tha profesori Meng Qiang, kryemjeku i Departamentit të Neurologjis.
Gjithashtu, tha se raste të tilla kanë pasoja të rënda pasi krimbat parazitarë kanë ndikim të madh në tru dhe ndikojnë në sistemin nervor qendror. Mandej, shtoi se mund të shkaktojnë edhe paralizë të gjymtyrëve, dëmtime ndijore, etj.
Mjekët vendosën t’i jepnin doza të vogla të insekticideve për ta kuruar. Nëse nuk tregonin kujdes, mund të përkeqësohej pasi parazitët të zhdukeshin, duke çuar në reaksione inflamatore ose reaksione të rënda alergjike.
Ndonëse nuk dihet çfarë ndodhi me vajzën pas zbulimit të sëmundjes, ka disa mënyra të thjeshta për të parandaluar cisticerkozën.
Duhet të lani duart pasi shkoni në tualet, pasi ndërroni pelenat dhe para se të hani bukë. Lani dhe qëroni frutat dhe perimet para se t’i hani dhe pini ujë në shishe ose ujë që është zierë për të paktën një minutë, në ato vende ku uji i rubinetit nuk është i pijshëm.
Dhe sigurisht, mos hani mish derri të pagatuar!