Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Bushat. Mësohet se është qëlluar me armë në drejtim të një automjeti tip “Audi” i blinduar.
Ngjarja ka ndodhur në njësinë Bushat të bashkisë Vau Dejës.
Policia ka gjetur të braktisur automjetin në fshatin Rranxa të Bushatit.
Efektivët janë duke punuar për gjetjen e autorëve që qëlluan ndërsa janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarje.
‘Rreth orës 18:55, në fshatin Rrenxa, Bushat, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar. Nuk ka persona të dëmtuar.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e autorit dhe dokumentimin ligjor të rastit’, njofton policia vendore.