Vdes i moshuari në Durrës, pësoi arrest kardiak teksa po lahej në det

Një 79 vjeçar ka humbur jetën teksa po lahej në det në Durrës.

Sipas policisë, dyshohet se i moshuari ka pësuar arrest kardiak kur është futur për t’u larë në det.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, në lagjen nr. 13 në vendin e quajtur “Rrota Kuqe”.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës.