Urimi i Arbana Osmanit për ditëlindjen e Flori Mumajesit tërheq vëmendjen: Na mungon…

Këngëtari Flori Mumajesi feston sot ditëlindjen dhe urimet që ai ka marrë janë të shumta.

Mes tyre, në rrjet po veçohet urimi i Arbana Osmanit për Florin, e cila ka zgjedhur të bëjë një postim për të në profilin e saj në Instagram.

Arbana ka postuar një video kur Flori është bashkë me djalin e saj, Jonin, duke kënduar.

“Gëzuar ditëlindjen Flori Mumajesi, e bekuar për kujtimet e bukura, muzikën e mrekullueshme dhe këngët romantike që ti na ke dedikuar! Kthehu shpejt, na mungon,” ka shkruar Arbana.