Përfshihet nga flakët, shkrumbohet makina te Ministria e Jashtme

Një automjet është shkrumbuar në zonën përballë Ministrisë së Jashtme.

Në pamjet e siguruara nga BalkanWeb, shihet se makina ka pësuar dëme të mëdha si pasojë e flakëve.

Mësohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik.