Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Lushnje, ku një 17-vjeçar ka humbur drejtimin e motomjetit që drejtonte dhe ka përplasur një 6-vjeçare.
Policia njofton se për pasojë e mitura ka marrë dëmtime të lehta.
‘Rreth orës 10:00, në fshatin Bubullimë, një shtetas i mitur, 17 vjeç, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e motomjetit, ka përplasur me motomjet një 6-vjeçare. Si pasojë e mitura ka marrë dëmtime të lehta.
Ndërkaq, drejtuesi i motomjetit po shoqërohet në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit’, njofton policia vendore.