Blerti Kanushi, 23-vjeç është shpallur në kërkim për vrasjen e Faik Ajdinit disa ditë më parë në fshatin Zhapokikë në Memaliaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi më rreth orës 07:00 të mëngjesit të 19 gushtit.
I riu rezulton me precedent të mëparshëm penal, pasi rreth 7 muaj më parë ishte shpallur në kërkim për trafik kokaine.
Më 6 shkurt Sektori i Antidrogës në Policinë e Tiranës arrestoi dy persona dhe shpalli në kërkim bashkëpunëtorin e tyre 23-vjeçarin Blerti Kanushi, i cili kishte rolin e ndërmjetësuesit në grupin e shpërndarjes së lëndës narkotike.
Në pranga në lidhje me ngjarjen kanë rënë Skënder Ajdini 71 vjeç bashkëshortja e tij Darovi Ajdini djali Bledar Ajdini 43 vjeç.