Horoskopi DITOR, per neser e PREMTE 23 Gusht 2024

DASHI

Gjatë kësaj dite do keni shumë gjëra më të rëndësishme për të bërë sesa të merreni me çështje pa vlerë. Ju të dashuruarit do jeni shumë sensuale dhe partneri do ketë dëshirë t’iu mbajë gjatë gjithë kohës pranë. Përkëdheljet dhe ngrohtësia e tij do t’ju bëjnë të ndiheni si në parajsë. Ju beqarët do kërkoni pa pushim personin ideal, por më kot. Sespe As sot nuk ka për të qenë dita juaj me fat. Në punë Dielli do sjellë të reja. Pavarësisht kushteve të vështira ju do arrini të përmbushni objektivat dhe do ju tregoni të gjithëve sesa vleni. Plutoni do ndikojë mjaft në sektorin e financave. Kujdes me vendimet që do merrni nëse nuk doni të keni probleme të mëdha.

DEMI

Për fat të mirë karakteri juaj do ndryshojë sot. Do jeni më të gëzuar, më në humor dhe do reflektoni para se të veproni. Venusi do e mbrojë jetën tuaj sentimentale nëse jeni në një lidhje. Komunikimi dhe bashkëpunimi do mbizotërojë gjate gjithë kohës dhe mund të merrni edhe vendime të rëndësishme për të ardhmen. Për ju që jeni beqarë, ka një lajm të mirë në horizont: Nëse keni pritur për një përgjigje që nuk dukej se do të vinte kurrë, mund ta merrni më në fund. Qoftë pozitive apo negative, ajo që ka vërtet rëndësi është të fitosh qartësi mbi situatën dhe të gjesh qetësinë e nevojshme për të ecur përpara. Në punë do keni ndryshime pozitive. Kur nuk i sforcon gjërat ndonjëherë dalin shumë më mirë. Mos prisni më për të filluar edhe një projekt më të madh. Sipas Horoskopit vip, financat nuk do jenë të mira, kështu që mos rrezikoni.

BINJAKËT

Hënën do e keni aleatin më të fortë gjatë kësaj dite. Çdo gjë ka për t’iu ecur më së miri nëse nuk i kundërshtoni të tjerët pa logjikuar. Për ju që jeni në një lidhje çdo gjë do shkojë më së miri. Secili nga partneret do përgatisë surpriza për tjetrin dhe në mbrëmje emocionet do arrijnë kulmin. Ky intimitet i ri do të ringjallë dëshirën mes jush, duke krijuar një lidhje edhe më të fortë dhe më autentike. Për beqarët mund të jetë dita kur personi që ju intereson merr iniciativën në një autonomi totale, duke propozuar diçka për të bërë së bashku. Përdoreni këtë moment për t’u afruar dhe për të krijuar një lidhje më të thellë. Në punë mund të keni edhe disa vonesa, por nuk duhet të acaroheni. Kush duron fiton. Për shkak të shpenzimeve të tejskajshme që do bëni, financat do jenë delikate.

GAFORRJA

Jupiteri do ju vërë në pah si pikat e dobëta ashtu edhe cilësitë gjatë kësaj dite. Shprehuni sa më shumë që të mundeni. Për ju që keni një lidhje komunikimi me partnerin do jetë më i thjeshtë. Do i zgjidhni mosmarrëveshjet që keni pasur dhe do ndiheni më të qetë se më parë. Mundohuni t’i transformoni ndjenjat në energji pozitive, duke nxitur drejt situatave që mund të forcojnë ekuilibrin në marrëdhënie. Për beqarët, vështirësitë në dashuri mund të kenë rrënjë psikologjike. Është koha për të rishikuar disa këndvështrime për të rënë në dashuri: përpiquni të braktisni modelet e vjetra mendore, Sepse këto janë pikërisht ato që ju bllokojnë. Në punë do e zgjeroni fushën tuaj të veprimit dhe do gjeni çelësat magjikë që do iu hapin shumë dyer. Sektori i financave nuk do preket nga asnjë planet. Nëse tregoheni të matur nuk do keni as problemin më të vogël.

LUANI

Gjatë kësaj dite do ju mungojë imagjinata dhe gjërat do ju vështirësohen akoma më shumë nga sa mendonit. Bëni pak më shumë kujdes dhe tregohuni të hapur. Pas një periudhe me debate dhe mosmarrëveshje ju të dashuruarit do vendosni paqen. Do ndiheni më mirë dhe emocionet do jenë më të këndshme. Dashuria juaj do ju shtyjë të gjeni mënyra për të nxjerrë në pah me kujdes çdo detaj. Nëse jeni beqarë duhet të përgatiteni për takimin më të bukur të jetës tuaj. Përfitoni sa më shumë që të mundeni sepse rrallë herë mund të përsëritet e njëjta gjë. Gjërat në punë nuk do ju ecin aspak mirë nëse nuk bëni lëshime. Pranoni edhe këshilla sepse të vetëm nuk do arrini as tek gjysma e asaj që dëshironi. Në planin financiar nuk pritet asnjë problem. Vazhdoni të shpenzoni me kujdes dhe gjithçka do shkojë më së miri.

VIRGJËRESHA

Gjatë gjithë kësaj dite nuk do jeni të qetë dhe do druheni të kryeni negociata. Frika e lëndimit nuk do ju lejojë të hidhni hapa. Ju të dashuruarit do jeni shumë dyshues për partnerin dhe shpeshherë do mendoni se ai ju tradhton. Mos bëni asgjë pa qenë të sigurt sepse do ta lëndoni tjetrin dhe do shkatërroni gjithçka që keni ndërtuar deri më sot. Për beqarët ka mundësi të mëdha përmirësimi për ata që dinë të përfshihen. Hiqni dorë nga frika dhe ankthi që lidhen me një marrëdhënie të re: vetëbesimi do t’ju drejtojë drejt qëllimeve që dukej se ishin shumë larg. Në punë do jeni shumë kompetentë dhe do i kënaqni eprorët me arritjet. Mundet të merrni edhe një promocion që as e kishit menduar. Financat do kenë përmirësime. Mund të bëni edhe ndonjë investim.

PESHORJA

Herë pas here mund të bëheni edhe nervozë gjatë kësaj dite, por do dini si të qetësoheni dhe si të ndalni presionin. Për ju që keni një lidhje, ndikimi i Venusit do jetë mjaft pozitiv. Klima do jetë më e ngrohtë dhe më harmonike sesa ju e mendonit. Për beqarët, zemra mund të tronditet nga një takim i papritur, i aftë për të ndryshuar rrjedhën e emocioneve tuaja. Yjet do të nxisin këndvështrimet dhe do ju ofrojnë njohje të reja. Jini gati për të kapur mundësitë kur ato lindin, duke përdorur intuitën tuaj për të bërë lëvizjet më të mira.. Për punën ka për të qenë një ditë vendimtare. Do i realizoni një e nga një të gjitha objektivat dhe do ndiheni më krenarë për veten. Shefat mundet edhe t’iu lavdërojnë para të gjithëve. Sipas Horoskopit vip, në planin financiar do jetë Urani ai që do iu ndihmojë ta përmirësoni situatën.

AKREPI

Sido që të zhvillohet dita e sotme në fund ju do dilni fitimtarë. Pas disa orëve me mërzi buzëqeshja do ju rikthehet fuqishëm. Ju që keni një lidhje mos prisni gjithmonë surpriza nga partneri për t’u ndier mirë pasi edhe ju duhet të bëni të njëjtën gjë. Në dashuri gjithçka është reciproke, mbajeni mend gjithmonë. Ju beqarët do takoni një person të ëmbël, simpatik dhe mjaft të sjellshëm. Nëse iu pëlqen shumë jepini atij shenjat e para, por pa e tepruar. Në punë nuk do ju mungojë motivimi, por herë pas here do ndiheni pa fuqi. Pranojeni ndihmën e kolegëve sepse ata që do ju ofrojnë mbështetje do e bëjnë me gjithë zemër. Edhe pse do shpenzoni pa u menduar, nuk priten probleme të mëdha financiare gjatë kësaj dite.

SHIGJETARI

Gjatë kësaj dite do keni tendencë të flisni shpejt dhe kjo gjë mund të shkaktojë disa keqkuptime të padëshiruara. Mundohuni të tregoheni të kujdesshëm. Për sa iu përket çështjeve të zemrës për ju të dashuruarit, gjithçka do ndryshojë. Do keni më tepër nevojë për qetësi dhe do bëni më shumë tolerime sesa mendonit. Ju beqarët do keni një mundësi të mirë për të pasur takimin e ëndrrave kështu që mos e humbni rastin. Në punë ambicia nuk do shterojë asnjë moment. Ju do fiksoni disa qëllime dhe nuk do ndaleni së bëri çdo përpjekje. Sado të mundohen t’iu bllokojnë, nuk do ja dalin dot. Në planin financiar do jeni me fat dhe çdo gjë do rrjedhë sipas parashikimeve. Nuk keni për çfarë të shqetësoheni.

BRICJAPI

Ka rrezik që Neptuni të nxitë iluzionet gjatë kësaj dite dhe do ju duket sikur jeni në një botë tjetër. Në fakt realiteti është ndryshe dhe do ju mërzitë. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë më e këndshme dhe më e bukur. Do jeni me humor shumë të mirë dhe do përjetoni emocione të mëdha pranë atij që doni. Beqarët mund të ndihen pak të pakënaqur, ndaj është e rëndësishme të mos dekurajohen: përpiquni të mbani një qëndrim pozitiv dhe të hapur ndaj përvojave të reja. do e gjeni veten përballë disa situatave sfiduese të cilat me vendosmëri dhe këmbëngulje do të arrini t’i kapërceni, duke marrë rezultate më të mira se sa pritej. Në punë sado forcë të keni mos bëni shumë gjëra njëherësh sepse nuk do ja dilni t’i përfundoni si duhet. Ndryshime posti mos kërkoni sot. Financat do jenë të qëndrueshme, kështu që mund të bëni edhe ndonjë investim.

UJORI

Gjatë kësaj dite do ndiheni më të sigurt për të ecur përpara dhe më të vendosur. Ka mundësi gjithashtu që shumë pyetje tuajat të marrin një përgjigje. Nëse keni një lidhje do iu duket sikur do e rifilloni nga e para lidhjen tuaj dhe emocionet do jenë të mëdha. Do iu rrahë zemra fort kur të jeni pranë partnerit tuaj. Ju beqarët do kërkoni gjatë gjithë kohës dashurinë, por ajo nuk do vijë tek ju. Bëhuni pak më të duruar. Në punë do kënaqen i edhe me arritje të vogla sepse për ju më e rëndësishme është të mos gaboni. Do jeni disi më autonomë dhe do veproni në momentin e duhur. Në planin financiar nuk do keni as problemin më të vogël. Bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër, por jo kot së koti.

PESHQIT

Nën ndikimin e Hënës dhe Mërkurit ka rrezik të përballeni me konflikte gjatë kësaj dite. Do jeni impuslivë dhe do thoni gjëra të pamenduara. Ju që keni një lidhje do jeni shumë të ngarkuar me punë dhe nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur atij që keni në krah. Nëse flisni dhe ja sqaroni situatën ai edhe mund t’iu kuptojë. Për ju beqarët ka shumë gjasa të mbarojë vetmia. Personi që do takoni do iu bëjë të drithëroheni. Në punë do vazhdoni ta bëni me pasion atë që keni nisur dhe do keni sukses të garantuar. Do keni kurajën të përballeni me të gjitha sfidat që do ju dalin para. Me financat mos u tregoni të pamatur sepse do keni goxha probleme më vonë.