Një aksident tragjik u regjistrua të dielën e 18 gushtit në plazhin e Velipojës ku humbi jetën një 19-vjeçar italian. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar e dashura e viktimës e cila ka qenë prezente kur ka ndodhur ngjarja së bashku më të vëllanë
19-vjeçari kishte ardhur për pushime me të dashurën e tij dhe vëllain e të dashurës në Shqipëri ndërsa dha frymën e fundit në vendin tonë. Në lidhje me ngjarjen u arrestua vëllai i të dashurës së viktimës.
E dashura e 19-vjeçarit, Giusy Di Tella, njëkohësisht dhe motra e të arrestuarit, Salvatore Di Tella, tha se ata nuk ishin as nën efektin e alkoolit dhe as të ndonjë droge, ndryshe nga çfarë thekson policia. Ajo shtoi se ngjarja ishte thjesht një aksident tragjik, një përplasje e papritur.
“Autoritetet shqiptare kanë lëshuar trupin e të dashurit tim dhe po përgatitemi për t’u rikthyer në Itali, por dua të theksoj fort se ishte thjesht një aksident tragjik, një përplasje e papritur. Ne nuk kishim pirë as alkool e as drogë. Unë, i fejuari im dhe vëllai im kemi qenë gjithmonë shumë të lidhur bashkë”, tha Giusy.
Ajo se ishte së bashku me Nicolan në jet-ski dhe mbrojti vëllain e saj Salvatore, duke thënë se ai nuk kishte asnjë faj, duke akuzuar policinë se kanë dhënë një version plotësisht të gabuar. Sipas saj në Shqipëri domosdoshmërisht duan të gjejnë një fajtor dhe kjo është arsyeja pse ata po kërkojmë ndihmë nga autoritetet italiane.