DHËRMI- Dy persona janë shpëtuar nga policia ditën e sotme pasi kishin mbetur të blokuar nga dallgetë në det. Gjithashtu shërbimet e Policisë ndihmuan dhe nxorën në breg dy pushuesit në gjendje të mirë shëndetësore së bashku me mjetin e tyre lundrues. Po ashtu pushuesit kanë falenderuar shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar.
Njoftimi i Policisë:
Dhërmi/ Njësia Policore Detare në Dhërmi i vjen në ndihmë dy pushuesve që kishin dalë në det me një mjet lundrues gomone dhe nuk mund të ktheheshin në breg për shkak të dallgëve. Gjatë patrullimit me mjete lundruese ????në plazhin Drimadhë, Dhërmi, Njësia Policore Detare në këtë zonë konstatoi dy pushues me një mjet lundrues gomone, të cilët po rrezikoheshin nga dallgët dhe nuk mund të ktheheshin në breg.
Shërbimet e Policisë ndihmuan dhe nxorën në breg dy pushuesit në gjendje të mirë shëndetësore së bashku me mjetin e tyre lundrues. Pushuesit falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar. Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve, dhe në këtë kuadër fton qytetarët që në rast nevoje të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.