Është caktuar 1 muaj paraburgim për Nazmije Millakun nga Gjykata Themelore e Prishtinës. Gruaja dyshohet për vrasjen e kunatit të saj Nazmi Millakut ngjarje e shënuar dje në mbrëmje.
Pas vrasjes, ajo u vetëdorëzua në Polici. Ngjarja e rëndë ndodhi në në lagjen “Kodra e Trimave”, në Prishtinë.
Policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë që dyshohet të jetë arma e përdorur në vrasje.
U gjetën 10 gëzhoja të nxjerra nga arma, katër predha, dhe një karikator me tre fishekë. Gjatë kontrollit, u sekuestruan edhe 27 fishekë të tjerë.