Kuzhinë e rafinuar dhe mikpritje e sinqertë. Kështu përkufizohet Shqipëria në një reportazh të TF1, kanalit më të shikuar televiziv të Francës e ndër më të njohurit në Europë,duke u ndalur në zhvillimin turistik të vendit tonë.
Madje, Shqipëria cilësohet si Eldorado e Europës, ku miliona turistë e kanë vizituar dhe janë mahnitur.
Kjo ëhstë Shqipëria turistike, pavarësisht se disa nga intervistuesit në reportazhin e TF1, shpreheshin se para se të udhëtonin në Shqipëri i kishin thënë që të mos shkonin pasi atje ka mafie. Por ajo çka turistët kanë gjetur është krejt tjetër nga ajo që i thuhej.
Të joshur nga çmimet e ulëta, tursitët nga e gjithë Bota, zbarkojnë në Shqipëri, vijon reportazhi, duke theksuar se janë 10 mln turistë, ose dy herë më shumë se dy vite më parë.
Reportazhi i televizionit francez përmbledh intervista me turistë që kanë vizituar Shqipërinë, bregdetin shqiptar, dhe shfaqen teksa argëtohen, pavarësisht moshës së tyre
“Karkaleca të vegjël dhe oktapod në një rizoto… Dy pjata të para dhe një ëmbëlsirë”, thuhet në reportazh, referuar menusë së ushqimit të zgjedhur nga grupe turistësh.
Në postimin e Kryeministrit thuhet se në ekranet franceze, Shqipëria hynte vetëm për ndonjë lajm a fjalë të keqe, si një stereotip i negatives në median ndërkombëtare, për një vend të keqtrajtuar gjatë që sot po fiton përditë statusin e ri të një destinacioni turistik të shumëkërkuar, ku vazhdon një transformim i pandalshëm.