Një prej viktimave, Ersild Ishmi, i cili gjeti vdekjen nga plumbat e armës së vëllezërve Frroku, Eduart dhe Gëzim Frroku duket se është i njohur i këngëtares Eli Malaj.
Një prej viktimave, Ersild Ishmi, i cili gjeti vdekjen nga plumbat e armës së vëllezërve Frroku, Eduart dhe Gëzim Frroku duket se është i njohur i këngëtares Eli Malaj.
Ishmi, së bashku me kunatin e tij (burrin e motrës), Arsid Hoxhën, shkuan mbrëmjen e djeshme (19 gusht) në hotelin “Holiday”, në Velipojë, në pronësi të dy vëllezërve Frroku ku dhe u vranë nga këta të fundit.
Këngëtarja e njohur Eli Malaj, e cila mësohet se ka njohje me dy familjet, Hoxha dhe Ishmi, ndërsa në llogarinë e saj në “Instagram”, Malaj ka postuar një foto të së ndjerit, Ersild Ishmi teksa bën me dije se ai ishte babai i dy fëmijëve të mitur.
“Një nanë e babë mbeten pa djalë, një nuse pa bashkëshort e dy femi pa babë .. familjar e shoqni me zemer të thyme, ku po shkon kjo rini, lamtumirë Ardisi jonë ..qofsh mirë me Zotin ???? Ngushellimet e mia familjes Ishmi”, shkruan këngëtarja.