Tenton të vetëdigjet me benzinë në banesën e tij një 64 vjeçar në Fier.
‘Rreth orës 11:10, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Fierit, shtetasi Sh. M., rreth 64 vjeç, banues në Ballsh, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, pasi ka tentuar të vetëdigjet në banesë, duke hedhur lëndë djegëse (benzinë) në trup.
Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit’, njofton policia.