Biznesmeni britanik, Marcus White, njihet për mënyrën e veçantë të kursimit. Ai bën jetë modeste pavarësisht se ka pasuri të konsiderueshme.
Ndonëse fiton rreth 145,000 paund në vit dhe ka asete që tejkalojnë 2 milionë paund, ai shpenzon vetëm 200 paund në javë.
Ai bën disa sakrifica të pazakonta për të kursyer: urinon në kopsht për të kursyer ujin dhe ngroh shtëpinë me paleta qymyri. Ka një furgon dhe për kontratën e celularit paguan vetëm 8 paund në muaj.
Marcus ka studiuar fizikë në Oxford dhe ka pasur biznes mobiliesh. Pas disa vitesh pune të palodhur, vendosi të përqendrohet në ndërtimin e zyrave dhe tani shijon frytet e punës.
Megjithatë, ai vazhdon të jetojë me standarde të ulëta dhe të riciklojë gjithçka që mundet.