Do pushoni sërish verën tjetër në Shqipëri? PO, PSE? JO, PSE?

Tashmë që reshjet e shiut duket se po shënojnë fundin e këtij sezoni veror, debati mbi çmimet e shërbimeve ndaj turistëve vendas dhe të huaj ka qenë në qendër të vëmendjes përgjatë të gjithë muajve të verës.

Shqipëria, me bukuritë e saj natyrore të paçmueshme, ka tërhequr miliona turistë këtë vit, por shumë prej tyre janë larguar me ndjenja të përziera dukre shprehur edhe pakënaqësitë publikisht.

Nga bregdeti i Jonit deri te malet e larta të Veriut, turistët kanë shijuar mrekullitë që ofron vendi ynë, por ankesat për çmime të kripura në restorante, hotele dhe shërbime të tjera nuk kanë munguar.

Diskutimet mbi këto çështje kanë ngritur pyetjen: A do ta zgjidhit sërish Shqipërinë?

PO, PSE? JO, PSE?

Teksa sezoni veror po shkon drejt fundit, mbetet për t’u parë nëse çmimet dhe shërbimet e diskutueshme do të ndikojnë në vendimin e turistëve për t’u rikthyer vitin tjetër.

Pavarësisht gjithçkaje, një gjë është e sigurt: Shqipëria mbetet një destinacion me një potencial të jashtëzakonshëm, dhe me një menaxhim më të mirë, mund të bëhet edhe më tërheqëse për sezonin e ardhshëm.