Dyshohet se 72-vjeçarin e ka v,rarë një çoban për bagëtitë

V,rasja e 72-vjeçarit Faik Ajdini në fshatin Zhapokikë dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një kon,flikti me një çoban të zonës, me të cilin kishte pasur një përplasje dy muaj më parë lidhur me kullotën për bagëtitë.

Ajdini ishte kryeplak i fshatit pranë bashkisë Memaliaj dhe merrej me shqyrtimin e ankesave nga banorët dhe i drejtonte ato në organet policore dhe në bashki.

I moshuari kishte dy ditë që nuk ishte paraqitur në shtëpi dhe familja e tij kishte bërë një denoncim në polici. Pas kërkimeve nga familjarët, ai është gjetur mëngjesin e sotëm pranë një përroi që lidhet me lumin Vjosa.