Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja tragjike që ndodhi në Tiranë, ku profesori amerikan vrau gruan, qentë dhe pastaj veten.
Çifti jetonte prej 10 vjetësh në Tiranë, në një shtëpi me qira dhe nuk kishin fëmijë. Profesori amerikan Mathew James Werts ishte martuar me Saragih Indah Lilis Sartika, shtetase indoneziane.
Gjatë gjithë kohës që ata jetuan në Tiranë, Mathew nuk e linte gruan të punonte dhe as të dilte nga shtëpia.
Ndërkohë policia po merret me zbardhjen e ngjarjes.