Ngjarja e rëndë që ndodhi në Velipojë mbrëmjen e sotme, ku dy persona, Arsid Hoxha dhe Ersild Ishmi, humbën jetën nga plagët e marra nga një incident me armë zjarri, e ka zanafillën disa kohë më parë.
Sipas informacioneve të fundit, ngjarja është e lidhur me një konflikt të mëparshëm që ka ndodhur më 28 qershor. Në atë datë, një debat kishte shpërthyer mes kamarierit dhe kuzhinierit të një lokali dhe pronarëve të hotelit, Eduart dhe Gëzim Frroku.
Shtetasi Ersild Ishmi kishte ardhur për të diskutuar me pronarët për shkak të lidhjeve miqësore që kishte me kamarierin. Si rezultat, Ishmi ishte arrestuar dhe më vonë ishte liruar me masën e arrest shtëpie nga gjykata, masë e cila ishte në fuqi deri natën e sotme.
Mbrëmjen e sotme, Ishmi dhe Hoxha u qëlluan me armë zjarri nga dy vëllezërit Frroku, duke rezultuar në vdekjen e tyre në Spitalin Rajonal të Shkodër. Njëri prej viktimave, Ersild Ishmi ishte i përfshirë në konfliktin e disa javëve më parë në hotelin e dy vëllezërve ku kishte kërcënuar me armë zjarri një kuzhinier e më pas policia e shpalli në kërkim. Kjo sipas, drejtorit të policisë së Shkodrës Edmond Sulaj, ka qenë zanafilla e këtij krimi.
Aty pati fillimisht një konflikt në 28 qershor mes kamarierit dhe kuzhinierit të këtij hoteli. Më pas erdhi Ersild Ishmi, 33 vjeçari në ndihmë të kamarierit duke kanosur kuzhinierin me armë zjarri. Ishmi hodhi pistoletën, kur pa se erdhi policia dhe u largua nga vendngjarja dhe nga ajo kohë ka qenë në kërkim.
Ngjarja nuk është harruar dhe mesa duket palët janë takuar sot sërish kur ndodhi dhe ngarja tragjike.