Në ngjarjen tragjike të ndodhur sonte në zonën e Treshit në Tiranë, ku Mathew James Werts, një shtetas amerikan dhe mësues në një shkollë private në kryeqytet mbyti gruan e tij Indah Lilis Sartika Saragih dhe dy qentë e tyre me një litar përpara se të ndërmerrte jetën e tij, është zbuluar një detaj i ri shokues.
Pas zbardhjes së ngjarjes dhe mbërritjes së policisë në vendngjarje, është gjetur një letër e lënë nga Werts për babanë e tij.
Në letrën e tij drejtuar të atit, ai shkruante: “Baba më fal, nuk ia dal dot. Më fal për çfarë bëra, ishte më e fortë se unë.”
Drejtori i shkollës ku punonte 55-vjeçari kishte shkuar në shtëpinë e Werts pasi ai nuk kishte shkuar në shkollë, dhe e ka zbuluar ngjarjen e rëndë.
Sakaq, policia është ende duke hetuar gjithashtu për të zbardhur më në detaje rrethanat që i shtynë Werts në këtë veprim makabër.
Shtetasi amerikan Matthew James Wertz, 53 vjeç, rezulton se është pedagog i gjuhëve të huaja në shkollë private ‘Albanian College Tirana’, në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën ‘Vangjel Noti’ në Laprakë.
Fillimisht është gjetur trupi i pajetë i amerikanit i vetëvarur, ndërsa më vonë, duke kërkuar për prova të reja, janë gjetur trupat e pajetë të bashkëshortes së tij me origjinë nga Indonezia, por me pasaportë amerikane. 53-vjeçari amerikan, pasi e ka mbytur gruan, e ka mbuluar trupin e saj me rroba dhe sipër tyre ka vendosur 2 trupat e mbytur të dy qenve.
Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë ketë ndodhur në kushte depresioni, por kjo është pistë paraprake dhe po hetohet nga policia. Viktima kishte lënë edhe një letër lamtumire.
Ngjarjen e ka zbuluar drejtori i shkollës, pasi amerikani nuk ka shkuar në shkollë. Kur ka hapur derën e ka gjetur dhe ka njoftuar policinë.